Ka disa grupe dhe ente në botë që ndjekin filozofinë e GNU-së dhe merren me
projekte që synojnë prurjen e software-t të lirë në fushën e arsimit. Pak
prej tyre radhiten më poshtë. Nëse projekti juaj mbulon vetëm
software të lirë dhe nuk shfaqet këtu, ju lutemi, lidhuni me ne
përmes <education@gnu.org> për
të na e bërë të ditur.
- FSFE
Education Project
- “Ekipi i FSFE-së për Arsimin ekziston për të shtuar ndërgjegjësimin ndaj
software-it të lirë dhe sjellë përfitimet e tij për krejt grupet e përfshira
në edukim. Ai synon për një kuadër ligjor që ndal diskriminimin kundër
software-it të lirë dhe përdoruesve të tij”.
- Projekti FUSS
- FUSS (Free Upgrade for a Digitally Sustainable School) është një projekti i
nisur në Itali më 2005-n, me synimin e sjelljes së software-it të lirë në
shkolla në Provincën Autonome të Bolcanos. Shpuri në migrimin në
software të lirë të krejt shkollave në gjuhën
italiane në Trentino-Alto Adixhe.
- GURI
- Guri është një grup që lindi brenda një shkolle të mesme në Itali si
përfundim i një programi të ndërmarrë nga OJQ Hipatia për të shtuar
ndërgjegjësimin rreth rolit të software-it të lirë në fushën e
edukimit. Guri kundërshton praktikën që shtohet të trajtimit të dijes si të
qe objekt i prekshëm dhe subjekt pronësie. Lufton për të ndryshuar kuadrin
kulturor mbizotërues në Itali i cili pengon ushtrimin e disa të drejtave të
rëndësishme të njeriut duke përbërë kërcënime të rrezikshme për liritë tona,
të tilla si patenta mbi software-in, ligje të njëanshëm të drejtash kopjimi
dhe adoptim software-i pronësor, nënshtrues.
Synimet e projektit Guri janë të shndërrohet sistemi edukativ, që të jetë i
bazuar përjashtimisht në software të lirë, për të zgjeruar liritë
që ky akordon në çdo fushë të dijes. Guri beson te fuqia e edukimit për t’i
dhënë formë një shoqërie më të mirë, duke u mësuar nxënësve vlerat e të
përbashkëtës dhe bashkëpunimit. Përkrah dhe punon për një sistem jo
piramidal që e ndan dijen me të tjerët si një të mirë themelore për
njerëzimin, një sistem në të cili kushdo mund të marrë pjesë lirisht dhe të
përdorë dijen pa kufizime.
Për të arritur këto synime, grupi ndërmerr veprime kryesisht në mjedise
shkollash të mesme dhe universitetesh, duke organizuar praktike dhe kurse
për të promovuar ndërgjegjësimin rreth parimeve etike të software-it të
lirë.
- Hipatia
- Hipatia është një OJQ ndërkombëtare (ent jo qeveritar) që mbron të drejtën
e të gjitha qenieve njerëzore të hyjnë në, përdorin, krijojnë dhe ndryshojnë
dijen. Është formuar nga njerëz anembanë botës, që militojnë për idealet e
lëvizjes së software-it të lirë dhe punojnë për vënien në jetë të këtyre
parimeve. Hipatia e vë theksin te rëndësia e përdorimit të software-it të
lirë në arsim; për këtë, anëtarë të saj shpesh organizojnë praktika në
institucione arsimore, veçanërisht në shkolla të niveleve fillore dhe të
mesme.
Emri i grupit i referohet filozofit grek Ipatia.
- IT@School
- IT@School është një projekt që qeveria e Keralas, Indi, e nisi më 2001-shin
për të futur në shkollat e shtetit Teknologjitë e Informacionit dhe
Komunikimit. Si pjesë e projektit, u zhvillua një sistem operativ GNU/Linux
i përshtatur, i cili sot përdoret nga më tepër se 2600 shkolla në këtë
shtet. Kualifikimet për të përdorur Software-in e lirë u shtrinë në mijëra
mësues, bashkërendues shkollash dhe studentë.
- Sugar Labs
- Sugar Labs është një projekt që jep platformën Sugar të të
nxënit, një ndërfaqe e hartuar posaçërisht për të lehtësuar përdorimin e
kompjuterave nga fëmijët, me një vëmendje të posaçme në përdorimin e tij në
mjedise arsimore.