Me afrimin e Ditës së Lirisë së Software-it, kemi hartuar këtë përkujdesore të vockël se si të luhet filmi, Gëzuar Ditëlindjen GNU (me Z. Stephen Fry), me titra në gjuhën tuaj.
Është shumë e thjeshtë, pra le t’ia fillojmë! Ky udhërrëfyes supozon se përdorni MPlayer-in, nëse përdorni Totem, Xine, VLC, apo Kaffeine, kemi ndihmë edhe për rastin tuaj.
Krejt këto udhëzime janë vetëm për sisteme GNU/Linux, ndaj, nëse përdorni Windows ose Mac OS X, mundet që vlejnë edhe për rastin tuaj, por nuk kemi nga ta dimë.
Pasi të keni shkarkuar të dyja kartelat, sigurohuni që i keni brenda të njëjtës dosje dhe që emrat e kartelave përputhen me njëri-tjetrin.
Për shembull, videoja mund të riemërtohet fry.ogv dhe titrat
fry.srt.
Tani thjesht hapeni videon nga MPlayer. Do të duhej të shihnin titrat në punë.
Klikoni Ok dhe videoja do të fillojë…
![[Ndërfaqe MPlayer-i]](/fry/mplayer.png)