Elemente në këtë faqe për: Veprimtarë - Zhvillues - Administratorë sistemi - Webmasters - Përkthyes.
Ju lutemi, përkrahni fushatat e FSF-së, te të cilat tani përfshihen: ajo kundër DRM-së, Upgrade from Windows, PlayOGG, ajo kundër patentave mbi software-in, OpenDocument, ajo për BIOS të lirë dhe ajo kundër ACTA-s. Sajti përmbledhës i bashkësisë mbarëbotërore të lëvizjes për software të lirë është LibrePlanet.
Ju lutemi, ndihmoni t’u jepet fund patentave mbi software-in kudo në botë. Ju lutemi, përkrahni veçanërisht përpjekjet kundër patentave mbi software-in në Evropë. Shiheni dhe ndajeni me të tjerët këtë film Absurditeti i Patentave.
Ju lutemi, përkraheni këtë deklaratë që i bën thirrje WIPO-s të ndërrojë emrin dhe misionin e vet.
Jepni ndihmesë te Lista e Software-it të Lirë: parashtroni paketa të reja, ndreqje për gjëra ekzistuese dhe ndihmoni në mirëmbajtjen e saj.
Për më tepër të dhëna: Grupe Përdoruesish GNU.
Siç tregohen në faqen web të FSF-së për projektet me përparësi të madhe.
Ju lutemi, kontribuoni si përdorues apo zhvillues te GNUstep, një "object-oriented framework" i lirë, për zhvillim programesh dhe ndihmoni që të arrijë gjendjen e një mjedisi të plotë desktop.
Këto paketa GNU presin për një mirëmbajtës: cfengine, halifax, quickthreads, guile-sdl, superopt. Dhe këto paketa presin për bashkëmirëmbajtës: aspell, bison, gnuae, gettext, gnubik, metaexchange, powerguru, xboard. Për të dhëna më të hollësishme, shihni faqet web të paketave dhe këto të dhëna të përgjithshme rreth paketave GNU dhe mirëmbajtjes së tyre dhe mandej dërgoni një email te <maintainers@gnu.org>, nëse keni kohë dhe interes që t’i dilni zot ndonjërit prej këtyre projekteve.
Shihni kërkesat “lypset ndihmë” nga mirëmbajtësit e mjaft paketave.
Që ta bëni pjesë të Sistemit GNU paketën tuaj me software të lirë, shihni këto të dhëna rreth fillimit të aplikacionit tuaj.
Ndihmoni të mirëmbahet sajti i strehimit të software-it të lirë i sponsorizuar nga GNU: më tepër të dhëna.
Ndihmoni të mirëmbahen dhe përditësohen përkthimet e www.gnu.org: më tepër të dhëna.
Së fundi, për më tepër hollësi dhe gjëra shtesë, vizitoni Si Mund ta Ndihmoni Projektin GNU.
Fusha veprimi për: Veprimtarë - Zhvillues - Administratorë sistemi - Webmasters - Përkthyes.