GNU-ja është një sistem operativ i cili është 100% software i lirë. Zuri fill më 1983, nga Richard Stallman (rms) dhe është zhvilluar nga mjaft vetë që punojnë tok në emër të lirisë së krejt përdoruesve të software-it për të kontrolluar punën e tyre në kompjuter. Nga pikëpamja teknike GNU-ja është përgjithësisht si Unix-i. Por ndryshe nga Unix, GNU-ja u jep liri përdoruesve të vet.
Sistemi GNU përmban krejt paketat zyrtare software GNU (që radhiten më poshtë) dhe përfshin gjithashtu software të lirë jo GNU, mes të cilit dallohen TeX dhe X Window System. Gjithashtu, sistemi GNU nuk është një grup i vetëm statik programesh; përdoruesit dhe shpërndarësit mund të përzgjedhin paketa të ndryshme, sipas nevojave dhe dëshirave të secilit. Përfundimi është prapëseprapë një variant i sistemit GNU.
Nëse po kërkoni për të instaluar një sistem operativ të plotë, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që janë software krejtësisht i lirë.
Për të kërkuar për paketa të veçanta software-i të lirë, GNU ose jo-GNU, ju lutemi, shihni Listën e Software-it të Lirë: një bazë të dhënash të sistemuar, të kërkueshme, software-i të lirë. Lista mirëmbahet aktivisht nga Free Software Foundation dhe përfshin lidhje për te faqet hyrëse të programeve, kur ka të tilla, si dhe zëra për krejt paketat GNU. Një tjetër listë e krejt paketave GNU e gjeni më poshtë. Lidhjet për te dokumentim software-i të lirë jepen ndarazi.
Së fundi, kemi një listë të shkurtër zëvendësimesh software i lirë për software pronësor që xhirojnë në sisteme të ndryshme pronësorë.
Kemi botuar edhe një listë programesh edukativo-arsimore të këshilluara.
Shkarkoni shpërndarje
Nëse po kërkoni për të instaluar një sistem operativ të plotë, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që janë software krejtësisht i lirë.
Software GNU mund të merrni përmes disa metodave të ndryshme:
FSF-ja mirëmban një listë projektesh software-i të lirë me përparësi të lartë; Ju lutemi, ndihmonani me këto projekte, nëse mundeni. Për rrugë të tjera për të kontribuar te GNU-ja, përfshi marrjen përsipër të paketave GNU të pamirëmbajtura dhe ndihmë në zhvillim, shihni faqen e gjërave GNU që lypin ndihmë.
Nëse po shkruani një program të ri dhe do të donit ta bënit programin një paketë zyrtare GNU, shihni formularin për vlerësim të dhënash dhe parashtrimi. Për drejtim se si të zgjidhni një shërbim strehimi për projektin tuaj referojuni kritepr deposh etike.
Nëse kujdeseni ose zhvilloni një paketë GNU, qoftë kjo e re apo një nga të vjetrat, kjo listë e shkurtër ndihmëzash për mirëmbajtës paketash GNU mund të jetë e dobishme, tok me këto të dhëna mbi burime për zhvillues software-i GNU.
Më poshtë jepen lidhje për te faqet hyrëse të krejt paketave të tanishme GNU, duke përdorur identifikues paketash (në vend të emrave të gjatë) për më shkurt. Janë të renditura sipas abc-së, nga e majta në të djathtë. Nëse keni ndreqje ose pyetje rreth kësaj liste, ju lutemi, dërgojini me email te <maintainers@gnu.org>.
Ka gjithashti lista të:
Ka raste kur paketat GNU braktisen, përgjithësisht ngaqë zëvendësohen nga paketa të tjera ose integrohen në të tilla. Nëse keni kohë dhe interes për ringjalljen e ndonjërës prej tyre, ju lutemi, lidhuni me <maintainers@gnu.org>. Ja lista; faqet e projekteve të vjetra nuk i kemi prekur (janë siç kanë qenë):